75 Mall Live Search
11:55 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / B O

Fillon takimi Kurti, Borell, Vuçiq

Në Bruksel po vazhdon takimi trepalësh ndërmjet Kosovës, Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti është shfaqur i disponuar në takimet që pati më shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Në këto momente ka filluar takimi ku i pranishëm përballë Kurtit është edhe presidenti serb, Vuçiq/Indeksonline/