Fillon takimi Kurti-Krasniqi

Ka filluar takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Kryetarit të Partisë Demokratike (PDK), Memli Krasniqi.
IndeksOnline raporton se takimi ka filluar nga ora 18:30.
Vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi prej liderëve të partive opozitare ka pranuar të takohet për darkë sonte me Kurtin.
Takimi mes tyre po zhvillohet në një nga hotelet e Prishtinës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do të marrin pjesë pasi refuzuan ftesën. /IndeksOnline/

