75 Mall Live Search
15:07 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nis takimi Kurti-Mustafa

Ka filluar takimi midis kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, shkruan Indeksonline.

Ata janë takuar në qendër të kryeqytetit, në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Kurti dje duke paralajmëruar takimin e sotëm tha se liderët prej të cilëve priten vendimet përfundimtare nuk bën të zvarrisin takimet, sepse koalicioni VV-LDK ka shumë punë për të bërë.

Ai, gjithashtu ka thënë se në takimin me Mustafën do të diskutohet për çështjet e mbetura për harmonizimin e programit për bashkëqeverisje.

Takimi pritet të zgjasë më shumë se një orë./Indeksonline/