75 Mall Live Search
14:18 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Fillon takimi mes Kurtit dhe Lajçak

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, do të takohet sot me Kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Pak më parë IndeksOnline njoftoj se emisari Lajçak, ka mbërritur në Qeveri për takimin me Kurtin që ka nisur tani.

Kryefjalë e këtyre takimeve ishte dialogu dhe gjetja e një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë në një periudhë më të shpejtë.

Kjo është hera e dytë që brenda 10 ditëve Lajçaku po zhvillon takime me kreun e qeverisë, Albin Kurti./IndeksOnline/