08:27 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Fillon takimi ndërmjet presidentit Thaçit dhe kryeministrit bullgar Borisov

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Sofje të Bullgarisë në një takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian Junker, përfaqësuesja e politikës e sigurisë Federika Mogerini dhe komisionari evropian për politikën e fqinjësisë së mirë dhe negocijimit Johanes Hann.

Në këto qaste Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim me kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, i cili ka mbledhur të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, transmeton Indeksonline.

Në këtë takim sipas Presidencës së Kosovës, do të bisedohet për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe se presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetjen e Bullgarisë për perspektivën evropiane të Kosovës, meqë ky shtet kryeson presidencën e BE-së./Indeksonline/