Fillon të këndellet Juventusi, i pamëshirshëm ndaj Empolit

Juventusi ka shënuar edhe një fitore tjetër në Serie A.
Bardhezinjët mposhtë në shtëpi skuadrën e Empolit me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Djelmoshat e drejtuar nga Masimiliano Allegri e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 8-të me golin e Moise Kean.
Weston McKennie dyfishoi epërsinë e Juventusit në minutën e 56-të.
Dy golat e tjër i shënoi Adrien Rabiot në minutat 82 dhe 90+4.
Me këtë fitore Juventusi ngritet në pozitën e tetë në tabelë me 16 pikë, ndërsa Empoli mbetet në vendin e 10-të me 11 pikë./IndeksOnline/