75 Mall Live Search
13:18 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fillon normalizimi i jetës, në Durrës

Jeta në qytetin e Durrësit ka filluar të normalizohet. Indeksonline po qëndron në qytetin bregdetar aty ku sot vërehet më shumë gjallëri dhe është stabilizuar gjendja.

Forcat e sigurisë dhe të shpëtimit janë koncentruar më shumë te pallatet e shembura në Durrës dhe Thumanë, aty ku po vazhdojnë ende kërkimet e trupave të personave të mbetur nën rrënoja.

Bizneset sot kanë filluar punën, ndërsa po kthehen në normalizim edhe lëvizjet e qytetarëve në punë dhe aktivitete të ndryshme./Indeksonline/