75 Mall Live Search
21:08 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Fillon vaksinimi i parë kundër koronavirusit, e testojnë vullnetarët në Amerikë

Shkenctarët kanë filluar këtë të hënë që ta testojnë vaksinën e parë kundër koronavirusit, në disa vullnetarë.

Jennifer Haller ishte vullnetarja e parë që e mori vaksinën në Institutin Kërkimor në Washington, transmeton IndeksOnline.

“Kjo është një mundësi mahnitëse për mua” u deklarua ajo.

Asaj në testim ju bashkuan edhe tre persona të tjerë kurse pritet të marrin pjesë në këto testime 45 vullnetarë.

Anthony Fauci, drejtor i institutit tha që ky studim i ri është bërë në një afat rekord, dhe është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit./indeksOnline/.