23:23 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Fillon votimi në Eurovision, këtu mund të votoni për Shqipërinë

Kanë përfunduar performancat e 26 shteteve konkurrentë në Eurovision.

Edhe zyrtarisht ka nisur votimi përmes aplikacionit për votim në Windows, iOS dhe Android në të cilën mund të votohet deri në 20 herë por për një shtet tjetër dhe jo shtetin tuaj.

Pjesëmarrës këtë vit në finale është edhe Shqipëria me këngën ‘Ktheju Tokës’ të interpretuar nga Jonida Maliqi.

Për Shqipërinë mund të votojnë bashkudhëtaret me numrin rendor ‘02’.

Më poshtë mund të klikoni linkun për të votuar./Indeksonline/

http://vote.esctoday.com/