Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti zbulon se sa banorë do të hyjnë sonte

Pas një suksesi nga edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova 1, tanimë zyrtarisht ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.
Nikoqriët e programit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi e kanë hapur mbrëmjen e parë ‘Prime’, me një super audiencë në studio që e shoqëruan nisjen me plot duartrokitje.
Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar se gjatë mbrëmjes së sotme në shtëpinë më të famshme në Kosovë do të hyjnë 20 banorë./Indeksonline/