Filloreta Raci bëhet fytyra e pelenave “Active Baby”

Një bashkëpunim i jashtëzakonshëm po ndodhë!
Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Filloreta Raci, ka nënshkruar marrëveshjen që e bën ambasadore e markës së njohur të pelenave për fëmijë, “Active Baby Diapers”.
Duke u nisur nga fakti që është vet nënë dhe nuk do asgjë pos të mirës për djalin e saj, Fifi ua beson ndjesinë e prindërimit të gjithëve.
Ajo ka vendosur të ndihmojë prindërit në sigurimin se fëmijët e tyre do të kenë pelenat më të mira.

Pelenat “Active Baby Diapers” janë dizajnuar për të siguruar që fëmijët e vegjël të kenë gjithmonë kujdesin dhe mbrojtjen që meritojnë, duke i ndihmuar ata të rriten të lumtur dhe të shëndetshëm.
Materialet me të cilat janë të punuara pelenat janë të buta, të rehatshme dhe elastike, që ndihmojnë beben tuaj të bëjnë lëvizje të lirshme, duke mbrojtur lëkurën nga irritimet.
Pelenat janë përthithëse dhe të punuara me pambuk që lejon lëkurën të marrë frymë.
Për të parandaluar irritimet dhe alergjitë e mundshme, në pelena ka gjithashtu materiale hipoalergjike, që japin sa siguri, ashtu edhe përputhje me nevojat e foshnjeve.
Fushata synon t’i bëjë prindërit të ndihen të mbështetur dhe të sigurt, pa pasur nevojë të sakrifikojnë rehatinë.
Ky bashkëpunim shënon fillimin e një kapitulli të ri emocionues për “Active Baby Diapers” dhe Filloreta Racit.
Është një partneritet i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe një përkushtim për të bërë prindërimin më të lehtë dhe më të gëzueshëm.