75 Mall Live Search
14:15 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nisin punimet në rrugën “Bujar Roka”

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në nisjen e punimeve në rrugën “Bujar Roka” deri tek Ura e Tabakut, në Gjakovë.

Ministri Lekaj tha se edhe ky projekt po realizohet në vazhdën e qindra projekteve të tjera, të cilat tashmë janë bërë realitet në Gjakovë, në Dukagjin, në mbarë Kosovën. Por shtoi se realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, do të kurorëzojë tërë punën për ndryshimin e pasqyrës së infrastrukturës rrugore në vend.

Rruga “Bujar Roka” deri tek Ura e Tabakut, e përmbyllë qarkoren e brendshme të qytetit dhe ka gjatësi prej 2.7 kilometrash. Investimi i MIT për këtë projekt në Komunën e Gjakovës është 3.5 milionë euro si investimi më i madh në Komunën e Gjakovës, pas atij për zgjerimin e rrugës Gjakovë – Dollc.