Nis ndërtimi i rrugës Xërxë – Sapniq – Ratkoc
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në nisjen e punimeve në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc, në Komunën e Rahovecit, investim i MIT.
Ministri Lekaj u shpreh i kënaqur që po nisnin punimet në një rrugë, e cila përveç që ndikon në zhvillimin e zonave rurale, është edhe lidhje kryesore e Gjakovës me Rahovecin dhe Prizrenin. Ai shtoi se ky projekt dhe të tjerat, dëshmojnë përkushtimin e dikasterit që ai drejton, për t’i dhënë pamje tjetër mozaikut infrastrukturor, si në nivelin lokal, ashtu edhe atë nacional.
Rruga Xërxë – Sapniq – Ratkoc është e gjatë afër 10 kilometra , vlera e saj është afër 900 mijë euro, me shteg për çiklistë, trotuare dhe ndriçim publik.


