75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

“Film” në Sllatinë/ Dy persona kryejnë vjedhje, shkaktojnë aksident e ia vënë flakën vetures

Në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës dje rreth orës 15:14 një punëtor i një pompe të derivateve ka raportuar se dy persona të panjohur kanë marrë derivate në vlerë prej 63 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas një kohe, persona të njëjtë me veturë të njëjtë kanë vjedhur prapë derivate në një pompë tjetër derivatesh dhe kanë ikur në drejtim të autostradës.

Gjatë ikjes kanë shkaktuar aksident trafiku. Më pas janë larguar në drejtim të fshatit Milloshevë ku edhe i kishin vënë zjarrin veturës.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./Indeksonline/