Film n’Park – iniciativë unike për fëmijë

Të rinjtë e Prishtinës kanë talent të madh, por u mungon një hapësirë për ta shprehur atë! Andaj Qendra Kulturore për Fëmijë në Prishtinë, ka nisur një kampanjë Inspire Prishtina’s Youth: Unleashing Creativity Through Open Cinema – KOSOVA ideas, për të mundësuar Kinemanë dhe Teatrin e Hapur për Rininë—një vend ku të rinjtë mbi moshën 10 vjeç mund të eksplorojnë botën e artit.
QKF-ja po zhvillon fushatën nëpërmjet së cilës synohet të mblidhen fonde për krijimin e një vend lokacioni të ngrohtë, rekrativ dhe të përshtatshëm, ku fëmijët nga mosha 10 vjeç e tutje, mund t’i zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë më tepër për kinemanë dhe teatrin.
Kjo fushatë, e nisur së fundmi në formatin e ngritjes së fondeve, synon të krijojë një hapësirë kulturore joformale të Kinemasë dhe Teatrit të Hapur të Prishtinës. Kjo ide buroi nga nevoja që të rinjtë prishtinas, ndonëse me talente të shumta, si në muzikë, art e kulturë, kanë qenë në mungesë të një platforme ku do të mund t’i shprehnin talentet, t’i zhvillojnë aftësitë, si dhe të bashkohen dhe të punojnë në krijimin e projekteve të reja. Si mund të kontribuosh edhe ti? Për të ndihmuar në realizimin e kësaj ideje, ju mund të dhuroni donacione në këtë vegëz Inspire Prishtina’s Youth: Unleashing Creativity Through Open Cinema – KOSOVA ideas

Donacionet tuaja do t’u ndihmojnë t’i marrin pajisjet teknike të nevojshme dhe të krijohet një hapësirë komode për fëmijë. Duke financuar këtë nismë, ju do të kontribuoni në pasurimin kulturor të të rinjve të Prishtinës, duke u ofruar atyre mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre, për të shprehur kreativitetin e tyre dhe për t’u angazhuar në art dhe kulturë. E themeluar në vitin 1961, Qendra Kulturore e Fëmijëve ka ndihmuar gjenerata të tëra të zhvillojnë dashurinë për artin.
Ariana Kasapolli, drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, thotë se përkrahja e komunitetit, donatorëve do të ndihmojë në krijimin e një hapësirë të ngrohtë dhe mikpritëse për fëmijët dhe të rinjtë dhe do t’iu japë fëmijëve mundësinë të zhyten në botën e kinemasë dhe të ushqejnë talentet e tyre. Inspire Prishtina’s Youth: Unleashing Creativity Through Open Cinema – KOSOVA ideas