Filmat ideal që mund t’i shikoni në një ditë me shi

Ditët me shi janë perfekte për të qëndruar në shtëpi, siç kemi qëndruar prej më shumë se 1 muaji tashmë. Edhe nëse paraditja ju gjen në punë a nëpër kuzhinë duke u marr me drekën, jemi të sigurtë që pasdite zgjidhja e vetme janë filmat. Ç’të shihni sot?
Filma që mund t’i keni parë me qindra herë, por asgjë s’do t’i përshtatej një dite si kjo se një nga historitë më poshtë.
1. “Notting Hill”
Julia Roberts është gjithmonë zgjedhje e mirë në ditë si kjo. Aq më tepër tek “Notting Hill”.
2. “The Bridges of Madison County”
Bashkë me Meryl Streep do të futeni dhe ju në dilema për të cilat ke kohë të mendosh gjatë vetëm në ditë me shi. Historia 4 ditore e një dashurie të pamundur!
3. “Midnight in Paris”
Do t’ju mbajë të fokusuar në çdo sekondë të saj. Do të ëndërroni bashkë me personazhet dhe për më shumë se një orë do të bëheni pjesë e një tjetër epoke, “Epokës së Bukur”!
4. “Dirty Dancing”
Ndoshta këtë film për herë të parë e keni parë kur ishit fëmijë. Që atëherë kur mami qante dhe ju s’e kuptonit pse. Mahniteshit vetëm me lëvizjet sensuale të “kërcimit të pistë”. Sot, është momenti për ta shijuar sërish kërcimin e dashurisë!
5. Sense and Sensibility
Historia e Elinor Dashëood (Emma Thompson) dhe motrës së saj Marianne (Kate Ëinslet) pas vdekjes së të atit. Të dyja do të përpiqen të jetojnë dashuritë e tyre dhe pse rrethanat janë kundër dhe jeta i ndryshon nga çasti në çast.
6. The Age of Innocence (1993)
Neëland Archer (Daniel Day-Leëis) i duhet të jetojë sipas rregullave që vendoste klasa e lartë e shoqërisë në Manhattan-in e viteve 1870-të. May Ëelland (Ëinona Ryder) ishte ‘partnerja perfekte’ për të në çdo aspekt. Por diçka ndodh kur kushërira e gruas së tij, (luajtur nga aktorja Michelle Pfeiffer) kthehet nga jashtë pas një martese të dashtuar. Pasionantë deri në çmenduri pas njëri tjetrit, të dy po rrezikonin mjaft. Por a do të mund të dalë ai jashtë traditave shumë vjeçare për këtë dashuri?
7. “Sleepless in Seattle”
Një histori fantastike dashurie të cilës do të doni t’i ktheheni sërish. Tom Hanks dhe Meg Ryan ua sigurojnë këtë.