Filmat japonezë arrijnë në Prishtinë, ja ku mund t’i ndiqni
Ky vit shënon një përvjetor të rëndësishëm – 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës. Me këtë rast, Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez me një mbështetje të JTI do jetë nikoqir i “JAVËS JAPONEZE”, një ngjarje pesëditore e kulturës japoneze me hyrje falas, nga 6 deri më 10 nëntor në Kinoarmatë, në Prishtinë.

Më 6-7 nëntor, mbahen koncertet muzikore japoneze nga Zonja Sumie Kaneko, performuese në instrumentet japoneze Koto dhe Shamisen, e cila vjen nga New York-u, si dhe zoteriu Takuya Taniguchi, Taiko daullist nga Mynihu. Të dy muzikantët jo vetëm që janë mjeshtër të instrumenteve të tyre tradicionale japoneze, por gjithashtu janë pionierë të përdorimit të tyre në muzikën bashkëkohore.

Për herë të parë në Kosovë, publiku do të ketë mundësinë ta shijojë tingullin e fuqishëm të daulleve të lashta japoneze, së bashku me instrumentet tradicionale me tela te quajtura Shamisen dhe Koto.
Përveç koncertit, gjatë ngjarjes në Kinomarmatë, çdo natë do të shfaqen katër filma japonezë të viteve 2017–2018. Shpresojmë se këta filma do ta bëjnë publikun të qeshë dhe të ndihet mirë. Të gjithë filmat janë në versionin origjinal me titra anglisht me hyrje falas.