15:58 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Filmat si “The Notebook” janë të dëmshëm për marrëdhënien tuaj

Skena ku personazhet e Ryan Gosling dhe Rachel McAdams puthen në shi është ikonike. Dhe kjo është ajo që shumë njerëz ndoshta e imagjinojnë gjatë marrëdhënies së tyre.

Sidoqoftë, ekspertët e marrëdhënieve thonë se historia e dashurisë Allie dhe Noe nuk është një shembull i mirë se si duhet të duket një çift normal, shkruan Indeksonline.

Ekspertët e shohin marrëdhënien e Allie dhe Noe si jo realiste.

Disa e konsiderojnë Noenë tejet romantik. Të tjerët besojnë se sjellja dhe veprimet e tij janë mjaft mosrespektuese ndaj Allie-s.

Ekspertët e marrëdhënieve renditën gjithashtu filmat romantikë që nuk duhej t’i shikojmë si: Dirty Dancing, Grease, Notting Hill, dhe The Lobster.

Ndërsa, shikoni filmat si Annie Hall, La La Land, Bridget Jones’s Diary, Star Ëars: Episode III — Revenge of the Sith.

Ata thonë se në këto filma, dashuria portretizohet më reale./Indeksonline/