Filmi “1917” i Sam Mendesit, dominon në “Baftas Awards 2020”

Filmi i cili ka si temë Luftën e Parë Botërore, i titulluar “1917”, ishte filmi që fitoi më së shumti çmime në “Bafta Film Awards” të dielen, me gjithsej 7 çmime.
Titujt për filmin e Sam Mendesit, përfshijnë atë të filmit më të mirë, filmit më të mirë britanik, drejtuesi më i mirë dhe kinematografia më e mirë, përcjell Indeksonline.
Filmi tjetër i njohur “Joker”, ka fituar 3 çmime, duke përfshirë aktorin më të mirë për Joaquin Phoenix, derisa Renee Zellweger është emëruar si aktori më i mirë me rolin e tij në “Judy Garland”.
