75 Mall Live Search
14:23 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Filmi horror ‘Halloween’ thyen rekord përfitimesh që në javën e parë të debutimit

Vetëm një vit më parë, filmi horror ‘It’, i Stephen King, shokoj adhuruesit e filmave, duke arritur 123.4 milionë dollarë përfitime që në debutimi, më e larta për një film horror ndonjëherë. Ndërsa, tani filmi më i ri i zhanrit horror është këtu për një rekord tjetër, shkruan Indeksonline.

Filmi ‘Halloween’ i cili debutoj gjatë fundjavës së kaluar arriti 77.5 milionë dollarë përfitime, e dyta më e lartë ndonjëherë për një film horror. Edhe pse filmi ‘Halloween’ nuk ka arritur ende suksesin e filmit ‘It’, kjo ka mjaftuar që të jetë filmi i dytë me të ardhurat më të larta në histori të filmave horror.

Filmi ‘Halloween rikthen Jamie Lee Curtis, për një përballje të përditshme me Michael Myers. Halloween është, nga shumica e kritikëve të filmit, një film i madh tmerri apo ndryshe dhe një formë e mirë humori për të kompensuar momentet e mëdha të trembjes./Indeksonline/