10:09 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

Filmi horror i la pasoja dhe u largua nga ekrani, aktorja e njohur rikthehet pas 2 dekadash

Performanca e aktores Shelley Duvall në filmin klasik të vitit 1980 “The Shining” i mahniti të gjithë, por interpretimi në filmin e famshëm horror la pasoja te aktorja, e cila u largua nga aktrimi për më shumë se 20 vjet.

Tashmë 73-vjeçare, aktorja amerikane u bë e njohur në të gjithë botën krah Jack Nicholson, por nuk arriti të përballonte stresin që i shkaktoi xhirimi i skenave të filmit asokohe.

Duvall tregoi se ishte e izoluar nga të dashurit e saj dhe regjisori Stanley Kubrick “e shtyu përtej limiteve”. Roli i dha Duvallit një famë masive dhe kjo e çoi atë në një sërë rolesh të tjera në filma si Popeye, Suburban Commando dhe Tale of the Mummy. Megjithatë, kur aktorja ishte në kulmin e popullaritetit të saj, mori vendimin tronditës për të lënë jetën e saj të lavdishme dhe për t’u kthyer në Teksas, vendlindjen e saj, duke u larguar nga kinematografia për dy dekada. Pas 20 vitesh, Duvall tani është gati të rikthehet në ekranin e madh me filmin “The Forest Hills”.