19:10 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ermali dhe Elvana me komedi, shikoni si aktron këngëtarja

Ermal Mamaqi njihet për prezantimin e tij komik dhe aktrimin në emisionin Xing me Ermalin, por duket se talentin do ta shfaqë edhe në mënyrë profesionale në një realizim artistik.

Ai e ka paralajmëruar komedinë ‘2GishtMjaltë’, e cila do të jetë gati në dhjetor, shkruan Indeksonline.

Për më tepër pjesë e komedisë do të jetë edhe këngëtarja, Elvana Gjata, e cila disa herë ka sfiduar veten edhe në aktrim.

Pjesë të aktrimit të Elvanës kemi parë pikërisht në emisionin e Ermal Mamaqit, kur Ermali dhe Elvana patën realizuar një pjesë komike nga një takim çifti.

 

View this post on Instagram

 

So much fun??? @ermalmamaqiofficial

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 

 

View this post on Instagram

 

Ji Vetvetja? @ermalmamaqiofficial It was fun?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Komedia pritet të shfaqet në të gjitha kinematë në Shqipëri, ndërsa sigurisht që do të mendojnë edhe për publikun kosovar, ku dyshja ka shumë adhurues. Projektin e ka paralajmëruar edhe këngëtarja gjatë ditës së djeshme./Indeksonline/.