22:23 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Filmi i Hanës nominohet në festivalin ‘La Jolla’, ajo vesh fustanin me shqiponje (Foto)

Modelja e cila së fundi u shndërrua edhe në aktore, Hana Noka po bën krenar shqiptarët.

Filmi i saj i titulluar ‘Hana’ që flet për jetën e saj si modele që nga fillimet është nominuar në ‘Festivalin e Filmit , La Jolla’. Madje ajo nuk ka hezituar që përgjatë qilimit të kuq të ecte me një fustan të kuq, me shqiponjën e vendosur në pjesën e gjoksit, transmeton Indeksonline.

Ajo bashkë me bashkëshortin e saj kanë treguar se ndjehen krenar për këtë nominim. Madje jo vetëm dyshja por edhe bashkëpunëtorët e tjerë nuk kanë hezituar që të bëjnë shqiponjën përgjatë qëndrimit në California./Indeksonline/