12:42 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Filmi i parë origjinal i Apple do të drejtohet nga Sofia Coppola

Sofia Coppola do të bashkohet me Bill Murray nga Lost in Translation për të bërë filmin e parë origjinal të Apple. Lajmet e filmit të titulluar ‘On the Rocks’, vijnë pas nisjes së platformës të filmit të gjigantit teknologjik Apple. Rashida Jones do të luajë me Murray në film, e cila tregon për një nënë të re që ribashkohet me babain e saj playboy.

Apple po punon gjithashtu me Jennifer Aniston, Steven Spielberg dhe Reese Witherspoon në projekte të ndryshme televizive.

On The Rocks është bashkë-prodhuar me A24, një kompani filmash që ka realizuar si Moonlight dhe Hereditary, dhe është bërë një marrëveshje midis Apple dhe A24 për të bërë një varg filmash së bashku. Nuk ka asnjë datë për shfaqjen e filmit, por ka pasur spekulime se do të shfaqet në 2019. Kompania do të shpenzojë deri në 1 miliardë dollarë për përmbajtje origjinale, sipas Variety.