75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

Filmi i ri i Martin Scorsese dhe Leo DiCaprio thuhet se do të publikohet në 2023

Filmi i shumëpritur i Martin Scorsese dhe Leonardo DiCaprio, “Killers of the Flower Moon”, do të publikohet në vitin 2023.

Ky film është krijuar nga autori e gazetari David Grann, ku historia e filmit zhvillohey në film te viteve 1900, transmeton Indeksonline.

Filmi shënon bashkëpunimin e gjashtë mes Scorsese dhe Dicaprio dhe të dhjetën mes Scorsese dhe Robert De Niro.

Sipas burimeve të Deadline, publikimi i këtij super filmi është shtyrë për në vitin 2023.

Edhe pse ende nuk është bërë një njoftim zyrtar, thuhet se ka bisedime mes regjisorit dhe studios për të shfaqur titullin e shumëpritur në Festivalin e Filmit në Kanë 2023./Indeksonline/