75 Mall Live Search
16:33 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Filmi i ri Tarantino-s ngriti e gjithë Kanën në këmbë, shikojeni duartrokitjet e gjata

Mbrëmë në Festivalin e Kanës u dha premierë filmi i ri i regjisorit të suksesshëm botëror, Quentin Tarantino.

“Once Upon a Time in Hollywood”, filmi që pritet të thyej rekordet e shikueshmërisë këtë vit u prit jashtëzakonisht mirë nga të pranishmit.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, mund të shihni se si pas premierës së filmit të gjithë të pranishmit janë në këmbë duke i dhënë duartrokitje të gjata kastës së aktorëve dhe regjisorit, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa të emocionuar shihen edhe dy aktorët e famshëm që janë protagonistët e filmit, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio.

Ndryshe, filmi në fjalë do të shfaqet në kinematë amerikane me 26 korrik. Ndërsa traileri tashmë është duke qarkulluar në kanalin Youtube.

Ngjarja e filmit është e vendosur në kohën e artë të Hollivudit, në vitet e 60’ta. /Indeksonline/