Filmi i shumëpritur përfundon në 2021

Harrison Fordi duket se ia ka arritur qëllimit për të qenë sërish protagonisti filmit të famshën “Indiana Jones”. Ai do të luajë rolin kryesor në serinë e fundit të këtij filmi për të mbyllur sagën e eksplorimeve për thesarët e mallkuara dhe të fshehura në shpella.
Aktori amerikan Harrison Ford, do të interpretojë sërish si anveturieri Indiana Jones. Filmi që do të drejtohet nga James Mangoldi, do të jetë pjesa e pestë dhe e fundit që do të luajë aktori 78-vjeçar.
Tani duket se arkeologu i famshëm dhe i patrembur, do të rikthehet së shpejti. Harrison Fordi, gjatë një emisioni të Ellen deGeneres, ka saktësuar se filmimet për filmin e ri do të nisin verën e ardhshme.

Në një intervistë të vitit 2013, Harrison Fordi është shprehur se do të donte shumë që të ishte edhe njëherë aventurieri i këtij filmi kaq të famshëm.
“Për mua, ajo që ishte interesante është karakteri i këtij personazhi të cilin e gjithë bota e pëlqen kaq shumë. Ai ka zgjuarsi dhe është ambicioz, pra unë sërish mund të jem ai aventurier” , është shprehur Fordi.
Për herë të parë Fordi luajti rolin e eksploruesit në “Raiders of the Lost Ark” të vitit 1981 dhe më pas të 1984 të “Indiana Jones and the Temple of Doom” si dhe 1989 “Indiana Jones dhe Crusade”. Filmi i fundit i serisë, Indiana Jones dhe mbretëria e kaskës së kristaltë, i takon vitit 2008 dhe doli 20 vjet pas filmit të tretë.
Seria e fundit do të dalë në kinema, më 9 korrik 2021, ekzaktësisht 40 vjet pas deburimit në ekranin e madh të profesorit dhe kërkuesit të arkeologjisë që udhëton nëpër botë në kërkim të thesareve.
Ndërkaq nga ana tjetër Disney në një prezantim virtual njoftoi gjithashtu se së shpejti do të vijnë edhe 4 seri të animuara. Bëhet fjalë për animacionet “Baymax!”, “Zootopia+”, “Tiana” dhe “Moana”, premiera e të cilave do të jetë në 2022 dhe 2023.