10:59 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Filmi James Bond nuk do të dalë tani, pandemia shtyn premierën për të tretën herë

Premiera  e filmit të ardhshëm të James Bondit u shty për herë të tretë për shkak të pandemisë.

“No Time to Die” (Nuk ka kohë për të vdekur), ishte shtyrë dy herë dhe tani do të shfaqet, më 8 tetor, tha një njoftim i publikuar në faqen e web-it të filmit.

Filmi do të shfaqej në ekran në prill të vitit 2020 , por për herë të dytë është shtyrë në tetor, raporton BBC-i.

Filmi është i 25-ti në ekskluzivitetin e Bondit dhe shënon paraqitjen e fundit të Daniel Craigut si agjent i Shërbimit Sekret Britanik 007.

Vonesa do të sjellë një tjetër goditje në kinematë botërore, të cilat janë detyruar të mbyllen për shkak të pandemisë.

Filmi i mëparshëm i Bondit, Spektri i vitit 2015 solli rreth 900 milionë dollarë fitime në mbarë botën.