17:40 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / V R

Filmi ‘Knock Knock’ i realizuar në vitin 2015, renditet i dyti aktualisht në Netflix

Një film i vitit 2015 aktualisht është filmi numër dy në Netflix!

Knock Knock i vitit 2015 me protagonistë Keanu Reeves , Lorenza Izzo dhe Ana de Armas është vendosur në vendin e dytë dhe regjisori Eli Roth ka reaguar ndaj këtij  lajmi, shkruan Indeksonline.

“Kjo është e pabesueshme. Knock Knock film më i shikun në Netflix.. Faleminderit të gjithëve për shikimin!, ” postoi Eli në llogarinë e tij në Instagram.

5 filmat kryesorë  në Netflix aktualisht janë: The Queen’s Gambit në numrin 1, Knock Knock në numrin 2, Mile 22 në numrin 3, Holidate në numrin 4, dhe Easy A në numrin 5./Indeksonline/