75 Mall Live Search
18:02 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Filmi ku luan Elvana Gjata, një ditë xhirimi ka kushtuar 15 mijë euro

Moderatori i njohur, Ermal Mamaqi ka qenë së fundmi i ftuar në emision in “Wake up”, ku ka zbuluar prapaskenat e filmit që pritet të bëjë namin në kinematë shqiptare që prej 28 marsit, “2 gisht mjaltë”.

Mamaqi ka rrëfyer se nuk e ka pasur aspak të lehtë realizimin e filmit, pasi si producent, i është dashur të mbajë mbi supe shumë përgjegjësi.

Gjatë intervistës, aktori ka zbuluar gjithashtu se filmi ka kapur shifra marramendëse, pasi vetëm një ditë xhirimi i ka kushtuar plot 15 mijë euro.

Ndërkohë për Elvanën, Ermali tregon se ka aktruar në mënyrë të shkëlqyer, madje ka pasur raste kur asaj i është dashur të qëndrojë edhe dy ditë pa gjumë.