75 Mall Live Search
22:12 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / OSH

Filmi “L’Evenement” doli i pari në Festivalin e Venedikut

Çmimin kryesor në Edicionin e 78-të të Festivalit të Filmit në Venedik e mori filmi francez “L’évènement” apo “Happening” me regji të Audrey Diwan.

Regjisorja e mori “Luanin e Artë” nën emocione të mëdha dhe me lot. Ajo i falënderoi të gjithë ata që i ndihmuan në realizimin e filmit bashkë me ekipin.

Ndërsa, çmimin e dytë të jurisë apo “Luanin e argjend” e mori Paolo Sorrentino me filmin È stata la mano di Dio (The Hand of God).

Regjisorja më e mirë u shpall Jane Campion me filmin The Power of the Dog. Kurse aktorja më e mirë u shpall Penelope Cruz me rolin në filmin “Parallel Mothers” si dhe aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin On the Job: The Missing 8.

Për skenarin më të mirë e mori çmimin Maggie Gyllenhaal me filmin “The Lost Daughter”.