Filmi me protagonist Spider-Man thyen rekord, kaq miliona fitoi për pak orë

Filmi “Spider-Man – No Way Home” ka kaluar çdo pritshmëri.
Pak orë pas publikimit, filmi “Marvel Cinematic Universe”, ka arritur të fitojë 121.5 milionë dollarë në shitjen e biletave, transmeton Indeksonline.
“Spiderman: No Way Home” është shndërruar në filmin që ka sjellë fitimin më të lartë të epokës së pandemisë. Gjithashtu ka shansin që të renditet në 10 filmat më të shitur në historinë e kinematografisë./Indeksonline/
