12:57 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Filmi me rekord shikueshmërie në Netflix, “365 DNI”, do të ketë vazhdimin e dytë

Ylli i flimit, Michele Morrone,  zbuloi disa lajme të mëdha për fansat e filmit 365 DNI.

Aktori italian 29-vjeçar, ka konfirmuar se do të bëhet vazhdimi i dytë pas suksesit të filmit në Netflix, megjithëse nuk është i sigurt kur do të ndodhë.

“Nëse do ta bëjmë pjesën e dytë … përgjigjja është po. Do të xhirojmë pjesën e dytë. Ne ende nuk e dimë kur për shkak të problemit me Covid-19 që pushtoi gjithë botën, por me siguri do ta bëjmë ”, tha Michele.

Edhe pse filmi ka qenë në Netflix vetëm për një periudhë të shkurtër kohore, ka shkaktuar mjaft trazira, duke u bërë ndër më të shikuarit në këtë platformë.

Filmi 365 DNI është krahasuar edhe me Fifty Shades of Grey, për shkak të skenave erotike që janë përfshirë./Indeksonline/