Filmi “Zgjoi” fiton tri çmime, reagon Hoti: Kështu promovohet e nderohet shteti!

Filmi “Zgjoi” ka fituar tri çmime në “Sundance Film Festival”.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, njëherësh kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, shkruan Indeksoline.
Në një postim të publikuar në llogarinë e tij në facebook si ka shkruar:
“Kështu promovohet e nderohet shteti!
3 çmime për filmin “Zgjoi” në “Sundance Film Festival”.
Edhe njëherë Kosova në vëmendjen e opinionit ndërkombëtar!
Filmi që trajton ngjarjen e vërtetë të Fahrije Hotit, gruas guximtare nga Krusha, që tashmë do të jetë e njohur edhe përtej Kosovës.
Kultura, arti e sporti po na bëjnë krenarë prandaj duhet të investojmë më shumë në këto fusha.
Urime për regjisoren Blerta Basholli, aktoren kryesore Yllka Gashi dhe gjithë ekipin e këtij filmi!”./Indeksonline/
