75 Mall Live Search
10:16 / E Martë, 08 Tetor 2024 / AR

Filmuan një skenë se*ksi, aktori zbulon situatën e sikletshme: Nuk dëgjuam asgjë!

Andrew Garfield dhe Florence Pugh luajtën së bashku në filmin “We Live In Time”.

Të premten e kaluar, aktori tregoi një skenë nga xhirimet, transmeton Indeksonline.

Ata duhej të filmonin një skenë seksi “shumë intime” dhe “pasionante” dhe kur regjisori John Crowley iu tha të ndërprisnin, ata nuk e dëgjuan dhe vazhduan të aktrojnë, shkruan CNN-i.

Garfield shpjegoi se skena po bëhej gjithmonë e më pasionante dhe se ishte një situatë që po e mbanin me qef.

Përveç tyre, në xhirime ishin kamermani dhe tekniku i filmit, ndërsa regjisori ishte në një dhomë pranë tyre.

Ai tha se e kuptuan gabimin kur kamermani dhe tekniku iu than se skena po zgjaste shumë.

Filmi pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe do të shfaqet në kinematë amerikane më 11 tetor./Indeksonline/