09:41 / E Enjte, 23 Mars 2023 / AR

Filtrat e Zoom prishin intervistën, gazetarja shpërthen në të qeshura

Prezantuesja e një stacioni televiziv në Australi shpërtheu në të qeshura kur i ftuari i saj, përmes një lidhje në Zoom, u shfaq me një kapele të vogël në formë pice.

Gjithçka ndodhi tepër rastësisht kur Mark Borlace nga shoqata e automobilave po kërkonte një sfond për të fshehur pjesën pas tij, por që në fakt filtrat e Zoom shfaqën kapelën e vogël simpatike në kokë.

Ai u përpoq që ta hiqte, por më pas zgjodhi një tjetër filtër argëtues çka e detyroi të ndërpriste lidhjen me gazetaren që nuk bënte gjë tjetër, por thjesht po mundohej të menaxhonte të qeshurën.