09:27 / E Martë, 19 Mars 2019

Filxhanët e kafesë do jenë të biodegradueshme

Filxhanët e kafesë të biodegradueshme pritet që të pushtojnë baret në botë. Një kompani po i prodhon ato nga frutat dhe ideja inovative ka si qëllim që të ulë ndjeshëm mbeturinat plastike. Filxhanët e riciklueshëm janë prodhuar gourds, një frut në familjen e kungujve. Ata janë stampuar në 3D për t’iu dhënë atyre formën e përsosur.

Kungujt me rritje të shpejtë u përdorën nga paraardhësit tanë si kontejnerë  të ujit të pijshëm dhe në sajë të guaskës së jashtme të tyre të lyer, mund të thahen dhe përdoren për të mbajtur lëngje. Mediat raportojnë se kupat janë në fazën e projektimit dhe nuk janë aktualisht në shitje, por kompania ka pasur kërkesa nga Mbretëria e Bashkuar dhe mbarë bota.

Tania Kaufmann, menaxherja e biznesit të kompanisë, tha: -“Frymëzimi në të vërtetë erdhi nga mënyra se si japonezët rritin shalqinjtë e tyre. “Ata kanë rritur shalqinjtë në forma katrore, në mënyrë që të transportohen lehtë dhe të jenë të ngjeshur, kështu që ne menduam që të rritnim gourds-at në të njëjtën mënyrë duke përdorur forma si të filxhanëve.