75 Mall Live Search
18:13 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / Blerim

“Final 8” – Ponte Prizreni e mposht Vëllaznimin dhe kalon tutje

Ka përfunduar para pak minutave takimi i madh në basketboll ndërmjet, Ponte Prizrenit dhe skuadrës së Vëllaznimit.

Ponte e ka mposhtur Vëllaznimit me rezultat të ngushtë në 109 – 106, shkruan IndeksOnline

Basketbollistët më të dalluar ishin Andi Shehu i mysafirëve me 31 pikë e 6 kërcime dhe Arti Hajdari i prizrenasve me 31 sosh e 2 kërcime.

Në gjysmëfinale, ekipi i Arbnor Rifatit do të ndeshet me fituesin e çerekfinales së katërt, Peja – Prishtina, që zhvillohet sonte nga ora 19:00.