14:43 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / B O

“Final Four” të Nations League, zgjidhet vendi që do presë këto ndeshje

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka konfirmuar se Holanda do të presë për herë të parë finalet e Nations League. Qytetet e Roterdamit dhe Enschede janë zgjedhur nga Federata Holandeze e Futbollit për të pritur ndeshjet.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 14 dhe 15 qershor 2023, ndërsa finalet për vendin e tretë dhe të parë do të zhvillohen më 18 qershor 2023.

Shorti për përcaktimin e çifteve për gjysmëfinalet do të hidhet në janar 2023 në Nyon (data dhe ora nuk janë caktuar ende). Holandës do t’i bashkohen në finalet e Nations League, Kroacia, Italia dhe Spanja.