75 Mall Live Search
08:32 / E Premte, 03 Qershor 2022 / B O

Finale e çmendur në NBA, përmbysja e madhe për Celtics

Boston Celtics ka arritur fitore në ndeshjen e parë të serisë finale në NBA.

Skuadra më e trofeshme amerikane në basketboll arriti të përmbysë rezultatin prej 15 pikësh diferencë në fund të çerekut të tretë, për të fituar në fund me rezultat 108-120.

Horford, Brown e White ishin treshja e pandalshme te Boston, ndërsa Warriorsit nuk i ndihmuan as 34 pikët e Curryt.

Mbrojtja e fort në çerekun e katërt dhe efikasiteti i madh nga secili pozicion ishin çelësi i fitores për Celtics në serinë e parë të ndeshjeve finale./Indeksonline/