75 Mall Live Search
12:22 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / Gj Sh

Finale para finales në Australian Open, Sinner përballë Djokovic

Jannik Sinner ka kaluar në gjysëmfinale të Grand Slamit të tenist, Australian Open.

Tenisti italian, në ndeshjen e sotme çerekfinale e mposhti amerikanin, Ben Shelton, mw rezultat 3-0 në sete, (6-3; 6-4; 6-4), shkruan IndeksOnline.

Sinner në gjysëmfinale do të përballet me Novak Djokovic, i cili kaloi tutje pasi Lorenzo Musetti e dorëzoi ndeshjen për shkak të lëndimit, edhe pse ishte duke udhëhequr 2-0 me sete.

Gjysëmfinalja tjetër e këtij edicioni të Australian Open në kategorin e meshkujve do të luhet mes Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev./IndeksOnline/