“Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës mund të luhet në Katar

Ndeshja e shumëpritur mes Argjentinës dhe Spanjës duket se ka gjetur edhe lokacion.
Sipas “Marca”, ndeshja mund të luhet në Doha të Katarit, në stadiumin “Lusail”.
Kjo ndeshje pritet të jetë edhe përballja e parë mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, dy nga talentët më të spikatur që ka nxjerrë akademia e famshme e Barçës, “La Masia”.
Argjentina, përndryshe është edhe kampionia në fuqi në “Finalissima”, pasi që kishte mposhtur Italinë me rezultat 0-3, ku ishte zhvilluar në “Wembley”.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më datën 28 mars të vitit të ardhshëm./IndeksOnline/