75 Mall Live Search
17:35 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Finalistët e Ligës së Kampionëve në stadium për të ndjekur Vedat Muriqin

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar në një formë shumë të mirë si me skuadrën e tij ashtu edhe me Kombëtaren.

Futbollisti nga Prizreni ka shënuar në dy ndeshjet e fundit me Kosovën dhe ka filluar aventurën e tij te Fenerbahce me dy gola në start të Superligës turke.

Kjo formë e mirë iu ka rënë në sy edhe skuadrave të mëdha evropiane, shkruan Indeksonline.

Finalistët e Ligës së Kampionëve, Tottenham do të jenë në stadiumin “St Mary;s” në Southampton për të ndjekur ndeshjen Angli – Kosovë.

Zyrtarët e klubit më shumë se për ndeshjen do të jenë prezent për të ndjekur nga afër Vedat Muriqin.

Forma e tij e mirë mund të bëjë që ylli i Kosovës shumë shpejt të përfundojë në ligën më të fortë në botë, në Premierligë. /IndeksOnline/