Finalizohen përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje të QKUK-së

NP “Termokos” SH.A. njofton opinionin publik se për shkak të përkeqësimit të motit, janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmjets ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.
Aktualisht, janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes. Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë.
NP “Termokos” po përcjell me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në kordinim të ngushtë me KEK-un, jemi në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë.