75 Mall Live Search
15:19 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / KV

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2” në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme ku dyshohet se zhvillohen lojëra fati të paligjshme dhe, si rezultat, kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Game Over 2”, u arrestuan shtetasit: E.Ç., 34 vjeç dhe I. T., 31 vjeç, të dy banues në Ndroq.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në një lokal në fshatin Ndroq, duke vënë baste sportive, me celularë. Në ambientet e lokalit u gjetën 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash.

Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit u gjet një armë sportive që e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.