75 Mall Live Search
12:27 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Finalizohet projekti i themelimit të Gjykatës Komerciale, krijohen me të edhe vende të reja të punës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar finalizimin e Projektligjit për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Ministri ka thënë se krijimi i kësaj gjykate ka peshë të madhe për sistemin e drejtësisë dhe për komunitetin e biznesit në Kosovë.

Ndër të tjera, Gjykata Komerciale pritet të ndihmojë edhe në krijimin e vendeve të punës.

“Themelimi i Gjykatës Komerciale ka peshë të madhe për sistemin e drejtësisë dhe për komunitetin e biznesit në Kosovë. Sot në prezencë të mediave, me zëvendësministrin Florian Dushi dhe sekretarin në detyrë, Ardian Bajraktari, njoftuam për finalizimin e Projektligjit për themelimin e Gjykatës Komerciale, që është arritur së bashku me partnerët tanë strategjikë. Ngritja e Gjykatës Komerciale, pos që do të shërbejë për zgjidhjen efikase të mosmarrëveshjeve midis bizneseve dhe largimin e pasigurisë e barrierat me të cilat përballen bizneset aktualisht, do të ndihmojë në krijimin e më shumë vendeve të punës, do t’i përmbushë nevojat e ekonomisë moderne, si edhe do të prodhojë siguri juridike për bizneset dhe investitorët e huaj”, shkruan Selimi në njoftim./Indeksonline/