75 Mall Live Search
11:14 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Finalizohet Projektligji për deklarimin e pasurisë, kontroll mbi pasurimin e zyrtarëve shtetërorë

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka konfirmuar finalizimin e Projektligjit për deklarimin e pasurisë. Ky projektligj parasheh kontroll të pasurisë te zyrtarët, duke përfshirë edhe argumentimin e prejardhjes së saj.

“Etapë e re në luftën antikorrupsion – finalizohet Projektligji për deklarimin e pasurisë, kontrollë mbi pasurimin e zyrtarëve shtetërorë
Inkurajuese që grupi punues i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë po vijon punën me përkushtim të lartë drejt përfundimit të Projektligjit për deklarimin e pasurisë, me finalizimin e cilit përmbyllet reforma e pakos legjislative kundër korrupsionit.

Përmes këtij projekligji, ndër të tjera, do të zgjerohet kategoria e zyrtarëve të cilët do të deklarojnë pasurinë, me theks tek sektorët që janë të ndjeshëm dhe ku ka hapësirë për abuzim me paranë publike.
Për herë të parë krijohet baza ligjore për deklarim online të pasurisë, ku do të sigurohet transparencë më e madhe dhe rrjedhimisht do të krijohen kushtet për përcjelljen e lëvizjes së pasurisë së zyrtarëve të lartë ndër vite.
Po ashtu do të parashihet edhe kontroll i pasurisë, duke përfshirë edhe argumentimin e prejardhjes së saj.

Edhe regjimi i menaxhimit të dhuratave, do të zhvendoset në një nivel më të lartë. Dhuratat e pranuara nga zyrtarët e shtetit do t’i takojnë shtetit, e jo zyrtarit”, shkruan Selimi në njoftim./Indeksonline/