75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Finalizohet Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Selim Selimi ka disa fjalë për të

Ministri në detyrë i Drejtësisë Selim Selimi ka bërë të ditur se pas një pune intensive disa mujore dhe me mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është finalizuar Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Ai ka thënë se tani trajtimi i viktimave të krimit dhe rregullimi i tij përmes legjislacionit përkatës, si dhe tani ndryshimi dhe plotësimi është dëshmi e përkushtimit tim dhe të Ministrisë së Drejtësisë që viktimën e  krimit ta mbështes, kompensojë dhe t’i mundësojë ta zënë vendin e merituar në kuadër të sistemit juridik te Republikës së Kosovës.