75 Mall Live Search
17:14 / E Martë, 30 Korrik 2019 / indeksADMonline

Finalizohet shtatorja e komandantit Adem Jashari

Shtatorja e Komandantit, Adem Jashari, sot është finalizuar.

Këtë e ka bërë të ditur, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka njoftuar se me 28 nëntor, në sheshin në Drenas, do të vendosen shatoret, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot, është finalizuar në argjilë, shtatorja e Komandantit legjendar, Adem Jashari!

Pas realizimit të shtatoreve në argjilë, shtatoret e Bacit Shaban, Hamzës dhe Komandantit legjendar Adem Jasharit, do të filloj procedura e bartjes në bronz.

Më 28 Nëntor 2019, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, do të vendosen edhe fizikisht në mesin tonë, për të ligjëruar për lirinë tonë, për kombin tonë – me lavdinë e vet të përjetshme.

Lavdi Jasharajve legjendar!