75 Mall Live Search
18:48 / E Shtunë, 17 Dhjetor 2022 / C E

Finalja Argjentinë – Francë, kryetari Ademi preferon që titulli të mbetet në Evropë

Nesër në Doha të Katarit, nga ora 16:00 zhvillohet finalja e Kupës së Botës në mes të Argjentinës dhe Francës.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se preferon që Franca të shpallet Kampion.

Bëjë tifo për Francën. Preferoj që titulli të mbetet në Evropë pasi që na lidh UEFA”, ka thënë Ademi.

Kujtojmë se Federata e Futbollit e Francës ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës në pranimin në UEFA dhe FIFA. /IndeksOnline/